Aktuale

'Ushtria krijohet me ndryshime kushtetuese'

'Ushtria krijohet me ndryshime kushtetuese'
13 shkurt 2018 • 18 : 09

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës,  Agim Çeku,ka deklaruar të martën se Kosova do ta krijojë ushtrinë e vet  në koordinim me panterat ndërkombëtar dhe atë përmes ndryshimeve kushtetuese.

Në emisionin 'Imazh' në Radio Televizionin e Kosovës, ai tha se duhet të krijohet një klimë më e favorshme për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Sipas tij,  Kosova nuk e ka ushtrinë, por siç tha ai, de fakto ekziston ushtria e Kosovës.

Zëvendësministri Çeku, tha se ky është një proces i pandalshëm, por sipas tij, janë disa pengesa të vogla dhe kjo është një padrejtësi që po i bëhet shtetit të Kosovës.

© zëri.info