Qeveria miraton buxhetin për 10-vjetorin e Pavarësisë

Aktuale February 13, 2018 - 15:31
Ja sa mijë euro janë ndarë për përvjetorin e Pavarësisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin prej 600 mije eurove për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se këto mjete do të ndahen në institucionet përkatëse, raporton Zeri.info.

“Në rend është shqyrtimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve për shenimin e 10 vjetorit të pavarësisë. Janë  600 mije euro për shënimin e pavarësisë së Kosovës, nga kategoria e rezervës dhe do të barten në Ministrinë e Kulturës Rnisë dhe Sportit. Unë iu ftojë që të miratojmë dhënien e këtyre mjeteve”, ka thënë Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

Kurse Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka kërkuar që kur bëhet fjalë për organizime të tilla të planifikohen më herët në mënyrë që të planifikohen edhe shuma buxhetore për ngjarje të caktuara.  

“Ministria e Financave e përkrahë këtë kërkesë por kam një lutje për organizatat buxhetore që për ngjarje që dihet që kanë me ndodhë dhe që kanë kosto është mirë që të planifikohen. Unë kam pas kërkesë edhe prej kryeministrit që të ndahen këto mjete, por është mirë që kërkesa të tilla të jenë pjesë e planifikimeve të buxheteve të rregullta në mënyrë që ne ta kemi me të lehtë pra të bëhet me kohë”, ka thënë Hamza.  /Zeri