Thaçi publikon letrën e Trumpit

Aktuale February 13, 2018 - 11:11
Ja çfarë shkruan në të

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trupm, ka uruar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë, transmeton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Delawie i dorëzon Thaçit urimin e presidentit Trump për 10 vjetorin e pavarësisë

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Thaçi ka shkruar se populli i Kosovës është me shumë me fat që ka një shtet mik kaq të fuqishëm, si SHBA-të.

Postimi i plotë i Thaçit:

Sot pranova një letër urimi nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

E falënderoj presidentin Trump për urimet e përzemërta dhe përkushtimin e tij për Kosovën.

Populli ynë është me shumë me fat që ka një shtet mik kaq të fuqishëm, si SHBA-të. HTH

Image