Shtyhet interpelanca për pagat

Aktuale February 13, 2018 - 10:57
Ja kur dot të mbahet kjo interpelancë

Seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte paraparë të mbahet sot, është shtyrë për të enjten

Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj.

Kjo seancë e cila kishte mbetur në gjysmë javën e shkuar, është shtyrë me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Me pëlqim të grupeve parlamentare seanca mbahet të enjten ora 10:00”, ka njoftuar nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.