Në ekstrakte të lindjes në Fushë Kosovë shkruan Serbi, e sqaron Komuna

Aktuale February 12, 2018 - 16:46

Komuna e Fushë Kosovës, ka lëshuar një ekstrakt të lindjes ku adresa e banorit (identiteti i të cilit është fshehur) që posedonte këtë doukumentacion, është Fushë Kosovë, Serbi.

Gazeta Metro ka siguruar një dokument (ekstrakt) që komuna e Fushë Kosovës e ka lëshuar ku një banorit të kësaj i komune në të i shkruan Fushë Kosovë, Serbi.

Image

Lidhur me këtë çështje se a egziston si një problem i përgjithshëm që e ka kjo komunë dhe a ndodhë me të gjitha dokumentacionet që ajo lëshon Gazeta Metro ka telefonuar ata për të marrë një përgjigje.

Nga zyra për informim e kësaj komune, thanë se kjo nuk është çështje e problemeve të tyre të brendshme, mirëpo vetë sistemi  i kompjuterit që i bartë të dhënat e shtetasve që janë jo banorë të Kosovës, i paraqet në ddokument ato të dhëna.

‘Sistemi i kompjuterit që i bartë të dhënat e shtetasve që janë jo banorë të Kosovës dhe kur dalin të dhënat në dokumentacione dalin Serbi, mirëpo ndërkohë që ai korigjohet menjëherë,’ tha Zëdhënësi për Informim në komunën e Fushë Kosovës, Ali Topalli.

Ndërsa, Topalli tha se këto dokumente, për këta banorë korigjohen mënjëherë.

Nga komuna dërguan edhe një dokument të korigjuar të këtij lloji, aty shihet si është pranuar dokumenti dhe pastaj i korigjuar nga kjo komunë./Gazetametro.net

Image