Presidenti slloven arrin në Kosovë, pritet me nderime shtetërore

Aktuale February 12, 2018 - 15:48

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Presidenti slloven, Pahor është pritur me nderime shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Image

Që të dy presidentët kanë paralajmëruar konferencë për media menjëherë pas përfundimit të takimit.

Vizita e presidentit të Sllovenisë në Kosovë po bëhet në kuadër të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.