Beqiri Ahmetit: Mos u 'korit', vendose flamurin

Aktuale February 12, 2018 - 14:56

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, njëherit ish-kryetar i Prishtinës, Ismet Beqiri ka komentuar çështjen e vendosjes së flamurit të Kosovës te rrethi në hyrje të Prishtinës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se po të ishte në vend të Shpend Ahmetit do t’i vendoste 50 flamuj po të duhej.

“Është tërësisht e paqëndrueshme,e papranueshme,ligësi dhe e dënueshme me thënë ate që u tha për vendosjen gjegjësisht mosvendosjen e Flamurit shtetëror te rrethi në Kryeqytetin tonë.. Është e drejtë,kompetencë dhe përgjegjësi e plotë e Komunës dhe Kryetarit. Edhe ajo pjesë është Prishtinë,menaxhohet nga Komuna. Problemi është se duhet me dasht dhe respektuar Prishtinën, Kosovën, simbolet e shtetit”, ka shkruar Beqiri.

Tutje ai i ka thënë Ahmetit që ta vendosë flamurin  shtetëror.

“Mos vono,vendose Flamurin se po koritesh…vendose sepse në të kundërten duhet te japni pergjegjesi për mos respektim të simbolit shtetëror.Jo një,por 50 do ti vendosja po të duhej.Jeni ose nuk jeni Kryetar,nuk mundeni edhe njëren edhe tjetren”, ka shkruar ai në Facebook.