Strache: Beogradi dhe Prishtina të bëjnë kompromis

Aktuale February 12, 2018 - 14:52

Zëvendës kancelari austriak, Heinz-Christian Strache, deklaroi sot se problemi i Kosovës nuk zgjidhet në afat të gjatë dhe se Beogradi dhe Prishtina kanë nevojë për kompromis, duke shtuar se asgjë nuk mund të funksionojë njëanshëm.

Strache në një konferencë të përbashkët me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se realiteti është se Austria e njeh pavarësinë e Kosovës, mirëpo Serbia e sheh Kosovën si pjesë të saj, transmeton lajmi.net.

“Ky është një realitet për Serbinë, kështu që ky problem nuk zgjidhet në afat të gjatë. Është e nevojshme që të dyja palët të takohen me njëra-tjetrën dhe të gjejnë një kompromis”, ka thënë Strache duke shtuar se 193 vende të OKB-së, 105 e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai kujtoi se para se të ishte pjesë e qeverisë, ka kritikuar vendimin e Austrisë për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, Daçiq ka shprehur mirënjohje ndaj qëndrimit të Strache.