A mund ta besoni, ja si e quante Adem Jashari, Ramiz Lladrovcin në luftë

Aktuale February 11, 2018 - 23:12
Këtë nuk e kishit menduar

I pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka treguar se si e thërriste gjatë luftës komandanti legjendar, Adem Jashari.

Në një emision në RTV21, Lladrovci është pyetur  nëse ka pasur nofkë, sikurse kishin luftëtarë të tjerë.

“Adem Jashari më shihke e më thojke ‘Vesh’”, ka thënë Lladrovci.

Lladrovci gjithashtu ka treguar edhe arsyet se përse e thërrisnin kësisoj

“Ai më ka thënë ashtu se kur jam kanë i vogël e kam kallë 1 dhomë me benzinë, e qaty e kam djegë edhe veshin. E për atë më thirrke ‘Vesh’”, tha Lladrovci.

Lladrovci ka treguar po ashtu se nuk ka marrë pjesë në luftë dhe se ka qenë larg fronteve.

Kjo sepse, sipas tij, kështu i ishte përcaktuar veprimtaria nga Komanda.