Hoxhaj: Serbia po bën propagandë kundër Kosovës me lajme të rrejshme

Aktuale February 11, 2018 - 19:05

Në prag të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Serbia ka shtuar aktivitetet e kampanjës propaganduese kundër vendit tonë, gjë e cila po implementohet nga mediat serbe të kontrolluara nga qeveria e atjeshme.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj u shpreh se këto sulme ndaj Kosovës, po ndodhin për ta dëmtuar imazhin e vendit në prag të 10 vjetorit të shtetësisë.

Kjo kampanjë sistematike, thotë Hoxhaj, shkon kundër Kosovës dhe të ardhmes euro-atlantike të rajonit.

“Lajmet e rrejshme dhe kërcënimet e vazhdueshme në ndarje të territorit e ndryshim të kufijve janë pjesë e kampanjës sistematike kundër Kosovës dhe të ardhmes euro-atlantike të rajonit”, ka shkruar Hoxhaj.