Presidenti i Zvicrës viziton Kosovën

Aktuale February 11, 2018 - 17:40
Zyrtare: Ja në cilin muaj

Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, do ta vizitojë Kosovën në muajin qershor të këtij viti, raporton “Zeri.info”.

Këtë e ka konfirmuar vet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

LEXO EDHE: Presidenti slloven nesër viziton Kosovën

Thaçi ka thënë se këtë konfirmim e ka marrë nga vet homologu i tij zviceran, Berset, raporton “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit:

Fluturimin nga Seuli në Munih e bëra së bashku me presidentin e Zvicrës, z.Alain Berset, dhe kryeministrin e Holandës, z. Mark Rutte.

Presidenti i Zvicrës, z.Alain Berset, ma konfirmoi vizitën e tij zyrtare në Kosovë gjatë muajit qershor.

Kosova është e bekuar që ka miq të tillë anë e mbanë botës. HTH