Daçiqi falënderon Surinamen për tërheqjen e njohjes për Kosovën

Aktuale February 11, 2018 - 12:03

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka falënderuar Surinamen për vendimin e tërheqjes së njohjes për shtetin e Kosovës.

“Falënderim të veçantë nga Serbia”, ka thënë Daçiq, në një konferencë të përbashkët për media me ministren e jashtme të Surinamit, Yildiz Deboras Polak-Beil, duke shtuar se “ishte vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm që Surinami pranoi argumentet e Serbisë, kur është fjala për çështjen e Kosovës dhe ka tërhequr njohjen e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës”.

Serbia ka nënshkruar marrëveshje për heqjen e vizave me Surinamen, gjithashtu.

Image

Image