Gecaj i përgjigjet deputetes së AAK-së: Mos qofsha në lëkurën tënde

Aktuale February 10, 2018 - 22:09

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj është tallur me anëtarin e LDK-së, Bajram Gecaj. Kadrijaj në një status në Facebook ka thënë se Gecaj është njeriu më i pavotuar në parti. E ndaj kësaj deklarate ka reaguar Gecaj.

“Truth hurts” (e vërteta dhemb), thonë anglezët Time Kadriaj ... edhe po të më siguronin se do të isha deputet i përjetshëm, kurrë nuk kisha pranuar të jem në lëkurën dhe karakterin e deputetëve si ju!”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

LEXO EDHE: Deputetja e AAK-së tallet keq me Bajram Gecajn e LDK-së

Deputetja Kadriaj pak minuta më parë i kishte thënë Gecajt se është njeriu më i pavotuar në LDK dhe vazhdon të flas në emër të saj.

“Njeriu me i pavotuar i LDK-se, (Bajram Gecaj) hala po flet ne emër të LDK-së”, ka shkruar ajo në Facebook.