Mimoza Kusari-Lila zgjidhet kryetare e Alternativës

Aktuale February 10, 2018 - 21:10

Është mbajtur Kuvendi i parë zgjedhor e subjektit më të ri politik në vend, Alternativa.

Delegatëve dhe mysafirëve të pranishëm i është drejtuar deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, lir Deda, i cili këtë ditë e vlerësoi si një nismë të mbarë jo vetëm për Alternativën, por për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit nga Alternativa, një adresim të veçantë, para delegatëve kishte edhe kryesuesja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, e cila tha se, Alternativa ka lindur si domosdoshmëri e vlerave dhe parimeve në politikëbërjen e vendit tonë.

Kuvendin zgjedhor të Alternativës e kanë përshëndetur edhe mysafirët e pranishëm nga partitë tjera, si Ismet Beqiri, sekretar i LDK-së, Korab Sejdiu, deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, kurse me prezencën e tyre këtë Kuvend e nderuan edhe përfaqësuesit e NDI-së në Kosovë.

Procesi zgjedhor vazhdoi me dy propozime për të parin e Alternativës, ku nga deputeti Ilir Deda, propozoi si kandidate znj. Mimoza Kusari Lila, ndërsa si kundër kandidat nga Kuvendi u propozua Abdurrahman Belegu.

Me 100 vota të delegatëve, Alternativa si kryetare zgjodhi Mimoza Kusari – Lila.

Kuvendi vazhdoi punimet duke zgjedhur 51 delegatë të Këshillit të përgjithshëm, të cilët më pas zgjodhën edhe Kryesinë e Alternativës, e cila përbëhet nga 15 (pesëmbëdhjetë) anëtarë, prej tyre nënkryetar i parë u zgjodh Ilir Deda dhe nënkryetar i dytë Reshat Nurboja.