Anulohet koncerti i planifikuar për sonte në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ të Prishtinës

Aktuale February 10, 2018 - 20:37

Kushtet atmosferike kanë bërë që të anulohet një koncert i paraparë të mbahet sonte në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Koncerti planifikohej të mbahej në kuadër të festimeve për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Se koncerti nuk do të mbahet kanë konfirmuar vetë organizatorët.

“Ju njoftojmë se për shkak të kushteve klimatike, koncerti i planifikuar që të mbahet sonte është anuluar. Me kohë ju njoftojmë për koncertin e radhës. Ju falënderojmë për mirëkuptim! #kosova10”, thuhet në njoftim.

Më 17 të këtij muaji Kosova feston një dekadë shtet.