LDK jep detaje rreth gjendjes shëndetësore të Isa Mustafës

Aktuale February 09, 2018 - 11:30

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, tashmë është duke u përmirësuar. Kështu ka deklaruar shefi i GP-së së LDK-së, Avdullah Hoti, raporton "Zëri".info".

Me këtë rast, Hoti ka bërë të ditur se shumë shpejt lideri i LDK-së do t’u kthehet aktiviteteve politike.

LEXO EDHE: Hoti: Pas votimit të Demarkacionit, Qeveria të dorëhiqet

“Shëndeti i tij tash është duke u përmirësuar. Ne presim që ai shpejt të kthehet në Prishtinë dhe t’i kthehet aktivitetit të zakonshëm poltiik”, u shpreh Hoti gjatë një konference për media.

Ish-shefi i ekzekutivit u dërgua para pak javësh për shërim në Gjermani, pas keqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. /Zëri/