Cili është dallimi në mes PDK-së dhe Vetëvendosjes - tregon Molliqaj

Aktuale February 08, 2018 - 19:03

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj i cili ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda partis ka folur për dënimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, me ç’rast ka bërë një dallim në mes të PDK-së dhe VV-së. 

“Dallimi mes nesh dhe këtyre të klanit Pronto dhe SHIK-ut është ky, se ne flasim publikisht për padrejtësitë që ndodhin në Kosovë, këta thirrin darka e me telefona, këta i emërojnë gjyqtarët me telefona i thirrin gjyqtarët për me marrë vendim por ajo është në rregull sepse nuk është seancë nuk është televizor, mundësisht derisa nuk bëhet publike ka ndodhë por për fat të keq iu ka bërë publike dhe nuk mundeni me folë se qysh na po tentojmë me ndërhy në sistemin e drejtësisë. Ndërhyrja në sistimin e drejtësisë është faktu është nga eksponentët të shtetit të SHIK-ut”, ka deklaruar Molliqaj.

LEXO EDHE: Përplasen Haradinaj e Konjufca

Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar, debati i kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje, rreth dënimit të katër aktivistëve, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti, Atdhe Arifi dhe Adea Batusha për sulmin ndaj Kuvendit të Kosoëvs më 4 gusht të vitit 2016. /Insajderi/