Ahmeti akuzohet për shkelje të ligjit

Aktuale February 08, 2018 - 15:36
Ja kush po e akuzon

Iniciativa për progres (INPO) pëmes një komunikate për shtyp e ka akuzuar kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin, për mosthemelimin e e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Sipas tyre formimi i këtij Këshilli do të ndikonte në përmisimin e jetës së qytetarëve, transmeton “Zëri.info”.

“Kjo është detyrë dhe përgjegjësi e kryetarit. Formimi i këshillit komunal për siguri në bashkësi është në funksion të lehtësimit të jetës sëë qytetarëve, ngase merret me adresimin e çështjeve të sigurisë”, thuhet në komunikatë

Po ashtu sipas tyre Ahmeti nuk ka ndërmarrë asnjë hap në lidhje me formimin e këtij Këshilli si dhe është përgjegjësi i tij qe ta formojë atë.

“Mos funksionalizimi i KKSB-së, tregon neglizhencën e qeverisjes aktuale kundrejt politikave efektive në interes të sigurisë së qytetarëve”, shkruhet tutje.

Në komunikatë është treguar edhe ligji në bazë së të cilit bëhet procesi i formimit të këtij Këshilli të cilin sipas tyre Ahmeti e ka shkelur.

“Sipas Udhëzimit  Administrativ  Nr.27/2012 MPB – 03/2012 MAPL  për Këshillat Komunale  për  Siguri në Bashkësi, 30 ditë pas fillimit të mandatit, të kryetarit të komunës, nëpërmjet një njoftimi publik ai obligohet t`i ftoj komunitetet përkatëse për të bërë propozimet e anëtarëve të tyre në KKSB. Më pas bëhet lista e cila i dërgohet për miratim Kuvendit Komunal”, kane shkruar nga organizata INPO. /ZERI