Zeka: Kjo qeveri së paku edhe një vit

Aktuale February 08, 2018 - 12:47

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, duke komentuar bojkotin e seancës nga ana e LDK-së ka thënë se LDK-ja po kërkon që sa me shpejt të shkohet në zgjedhje. Po sipas tij kjo Qeveri do të zgjasë minimumi edhe një vit, raporton “Zeri.info”.

Zeka pretendon se kështu ka biseduar me deputetët e “Vetëvendosjes”,  që sipas tij nuk janë njëherë të gatshëm për zgjedhje.

LEXO EDHE: Zeka: Varrezat në Prekaz i ndërtoi një turk, e jo Qeveria e Kosovës

“Kjo Qeveri do të zgjasë së paku edhe një vit. Kështu kam biseduar me bacën Adem dhe z.Kurteshi”, ka thënë Zeka, raporton “Zeri.info”.

Atij i është kundërpërgjigjur deputeti Sami Kurteshi duke thënë se Zeka nuk ka biseduar me deputetet e LVV-së. /ZËRI/