Deklaratë shokuese e Haradinajt për gratë kosovare që janë në ISIS

Aktuale February 08, 2018 - 11:58

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një intervistë për Daily Beast, gazetë amerikane online, ka dhënë një deklaratë shokuese për kosovarët që kanë përfunduar në zonat e konfliktit, duke thënë se gratë kosovare që janë në ISIS, mund të kenë bërë fëmijë me komandantë të ISIS-it raporton “Zeri.info”.

“Problemi jonë janë gratë e ISIS-it, që kanë fëmije me jo kosovar”, ka thënë kryeministri Haradinaj për “The Daily Beast”, transmeton “Zeri.info”.

Ai tutje tha se këta fëmijë mund të jenë të komandantëve të ISIS-it.

“Nganjëherë ne nuk e dimë se me kënd i kanë ato këta fëmijë. Ata mund të jenë fëmijë të komandantëve të ISIS-it. Radikalët e OJQ-ve dhe imamët e vendit kanë krijuar propagandë sistematike për më shumë se një dekadë, dhe ndonjëherë duke i joshur të bëhen pjesëtar të këtyre grupeve duke I ofruar ndihma financiare për fëmijët e pa arsimuar”, ka thënë ai, raporton “Zeri.info”.

Ai mes tjerash ka folur edhe rreth vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ZERI