Tahiri: Procesi i gjyqësor i Kosovës në Arbitrazh me ‘Axos’-in përfundon në 2018-tën

Aktuale February 08, 2018 - 11:36

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se procesi gjyqësor në të cilin gjendet Kosova në Gjykatën e Arbitrazhit me “Axos”-in për rastin e PTK-së pritet të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit 2018, raporton “Zeri.info”.

“Arbitrazhi ne lidhje me Axos-in për PTK-në. Gjatë periudhës në tremujorin e vitit të kaluar avokati ka përgatitur përgjigjen në çështjen e ngritura. Me përfundim të seancës dëgjimore trupi i arbitrave do të shqyrtojë të gjitha provat. Vendimi final pritet të shpallet në gjysmën e dytë të vitit 2018", ka thënë ai. /ZËRI/