Ismaili: Për herë të parë në Kosovë, shërbimi 24 orësh në Kardiokirurgji

Aktuale February 08, 2018 - 11:17

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se shërbimi në Kardiokirurgji ka filluar për herë të parë me shërbim 24 orësh.

Ai ka thënë se aparatura e blerë nga Kosova për të sëmurët me zemër pritet që brenda dy ose tre muajve të sillet në Kosovë pasi ka dy vite që është blerë po nuk është sjellë në Kosovë.

“Listat e pritjes nuk do të shtohen, por do të trajtohen menjëherë sepse është hera e parë që qytetarët marrin shërbim 24 orë në Kardiokirurgji. Prandaj konsideroj që është një hap i madh. Sa i përket listës së pritjeve për stenda është aparati i cili që dy vite ende nuk ka ardhur në Kosovë, por brenda dy deri në tre muaj do të vije në Kosovë. Unë i kam siguruar të gjithë udhëheqësve që të mbajnë radhën dhe jo të punojnë me intervenua”, ka thënë ministri Ismaili, raporton “Zeri.info”.

Ai me këtë i është përgjigjur deputetit, Milaim Zeka, i cili kritikoi punën e mjekëve në Kirurgjinë e zemrës ku sipas tij janë 700 pacientë që presin për operacione.

“Janë 700 pacientë duke pritur për operacionet e zemrës. Në qendrën spitalore që dy vite është blerë një aparaturë dhe kjo s’ka ardhur në Kosovë,  por është në Austri. Kjo ndodh sepse prokuroria nuk intervenon. Prandaj ministër ju lutem respektoni listën e pritjeve të pacientëve", ka thënë ai. /ZËRI/