BE shpërblen euroskeptikët, tabela që mat popujt pro dhe kundër Evropës në Ballkan

Aktuale February 08, 2018 - 09:20
Ja ku radhiten shqiptarët dhe serbët

Një sondazh i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (Regional Cooperation Council) zbulon disa të dhëna interesante mbi eurofilinë (dashurinë për BE), apo dhe ‘shpërfilljen’ e qytetarëve të vendeve të Ballkanit.

Serbia dhe Mali i zi që i kanë hapur negociatat e anëtarësimit dhe sipas të gjitha gjasave priten të antarësohen me të drejta të plota në vitin 2025, janë më pak eurofilët ndër vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë mbetur pas dyerve të BE.

Sipas sondazhit, vetëm 26 për qind e serbëve dhe 31 për qind e malazezëve e shohin antarësimin në BE si gjë të mirë. 37 për qind dhe 46 për qind e shohin si ‘as të mirë dhe as të keqe. Në ekstremin tjetër, 30 për qind e serbëve e shohin antarësimin në BE si gjë të keqe.

Shqiptarët janë ana tjetër e medaljes.

Në Shqipëri, 81 për qind e shohin si gjë të mirë antarësimin në BE, krahasuar me 5 për qind të keqe, dhe 14 për qind që e shohin si gjë asnjanëse.

Kosovarët janë edhe më entuziastë se vëllezërit e tyre më në jug. 90 për qind e popullatës e konsideron gjë të mirë antarësimin në klubin europian dhe vetëm 3 për qind si gjë të keqe (a thua të jenë serbë?!).

Megjithatë, në këtë rast nuk fiton euroentuziazmi, por euroskepticizmi: sllavët e Jugut janë në rrugë më të mbarë se shqiptarët sa i takon antarësimit në Bashkimin Evropian.

Tabela

*Kaltër= gje e mire (antaresimi ne BE)

*Hiri= as e mire, as e keqe

*E kuqe= gje e keqe

Image