Krasniqi: Gjykata Speciale është padrejtësi historike, do t’ia shohim sherrin

Aktuale February 07, 2018 - 21:44

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se Gjykata Speciale është padrejtësi historike, të cilës Kosova do t’ia shohë sherrin.

Krasniqi ka thënë në RTV Dukagjini se deputetët e koalicionit janë iniciatorët e nismës për shfuqizim të Speciales.

“Presidenti Thaçi edhe në ditën kur është votuar Gjykata Speciale ka thënë që kjo është padrejtësi historike, edhe është absolutisht padrejtësi historike të cilës kemi me ja pa sherrin për një kohë të gjatë”, ka thënë Krasniqi.

LEXO EDHE: Thaçi: Kosova do të mbetet shembull i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare

Ai i është kundërpërgjigjur ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili natën e 22 dhjetorit, kur u tentua shfuqizimi i Speciales, e cilësoi si natën më të rrezikshme të Kosovës që nga lufta.

Krasniqi ka thënë se Kosova ka pasur shumë net të tjera më të rrezikshme, se ajo kur u tentua shfuqizimi i Speciales.