Rama: Bjerini e dhunoni zyrtarët parazitarë e grabitqarë

Aktuale February 07, 2018 - 12:51

Kryeminstri Edi Rama ka folur ashpër për drejtuesit e hipotekave në vend. 

Gjatë aksionit "Anti Tepsi" Rama i ka quajtur drejtuesit e hipotekave, parazitë e grabitqarë.

Rama tha se për 3 minuta duhet të ketë mbaruar çdo punë, pasi nuk parti që justifikon zyrtarë të paaftë.

"Që sot çdokush duhet të ketë forcën që të reagojë e të marrë atë që i takon po qe përballë një parazit a grabitqar që i ndalon të drejtën e tij"- deklaroi Rama.

Pjesë nga fjala e Kryeministrit:

“Shkurtimin e duarve të shtetit në jetën e xhepin e qytetarëve për shërbime që janë të drejta e që shteti duhet t’i garantojë. Ne do vazhdojmë procesin, kemi realizuar gjëra të rëndësishme, për të hequr figurën e doganierit nga jeta e tyre, dhe sot të importosh në Shqipëri dhe të eksportosh do të jetë një proces pa doganierin në mes, mjafton një kompjuter dhe për 20 minuta ti zhdoganon mallin. 

Kjo për ne është një betejë për jetë e vdekje për të hequr parazitët nga zyrat e shtetit që torturojnë qytetarin. Reforma do kërkojë kohën e vet. 

Është domosdoshmëri që njerëzit të marrin sot atë që i takon pa pritur që ky operacion të japë rezultatet në katër vite. Që sot çdokush duhet të ketë forcën që të reagojë e të marrë atë që i takon po qe përballë një parazit a grabitqar që i ndalon të drejtën e tij. 

Ministrja e Drejtësisë bëhet për 3 minuta forca që vihet në shërbim të saj. T’i biem me grusht një paraziti e grabitqari që është i veshur me kostum e që rri mbrapa recepsionit e që në vend që të të japë të drejtën të vështirëson punë, siç ka ndodhur 12 vjet. 

Po me dokumentet qe ngelen cila eshte sjellja e shtetit, titulli i pronesise nuk hiqet, ndaj te ruhen mire nga cdo qytetar, nga cdo grua e pafuqishme te duket, se mjafton te marri ato 3 minuta kohe dhe je i vdekur, je i mbaruar, nuk ka parti qe te mban, nuk ka kusheri, nuk rri dot me ne ate karrige” tha Rama. /albeu.com/