Kurti: Do të kërkojmë interpelancë për Astrit Deharin

Aktuale February 06, 2018 - 11:38

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik, Glauk Konjufca, kanë mbajtur konferencë për medie me c'rast kanë folur për vdekjen e aktivistit të “Vetëvendosjes”, në qendrën e paraburgimit në Prizren Astrit Dehari, raporton “Zeri.info”.

Albin Kurti tha se atë e ka vrarë padrejtësia.

“Në burgun e Prizrenit, Astrit Deharin, nuk e mori as sëmundja as aksidenti atë e mori padrejtësia që ai e luftonte me gjithë qenien e tij. Astriti nuk ishte në burg ai ishte i paraburgosur as dënim as aktakuzë. Është ndryshe kur vdes dikush në paraburgim. Baza e arrestimit të 5 aktivistëve nuk ishin provat e as fakte, por pushteti që po i persekutonte. Kishte interes të fshihej e vërteta”, ka thënë ai raporton “Zeri.info”.

Ai ka thënë se pak dite para vdekjes së Astrit Deharit, kryeparlamentari Kadri Veseli kishte thënë “kujdes po e vrani veten”. Kurti ka thënë se Veseli asnjëherë nuk ka treguar se për çfarë e kishte fjalën.

Kurti tha se gjatë qëndrimit të tij të fundit në burg ka mësuar shumë për Naser Makollin, që ishte dëshmitar i rastit të vdekjes së Deharit.

“Kam mësuar në burg se Naser Makolli është venitur çdo ditë derisa ka vdekur. Ai merrte medikamente për lukth dhe në fund kinse vdiq nga zemra. Si është e mundur kjo”, ka thënë ai.

Kurti po ashtu në këtë konferencë ka paralajmëruar se së shpejti do të kërkohet interpelancë nga kryeministri Ramush Haradinaj për rastin e Astrit Deharit, pasi që sipas tij, Qeveria po e pengon hetimin e vrasjes së Deharit. /ZËRI/

Image

Image

 

Image