Zyrtare: Anulohet vizita e Markoviq në Kosovë

Aktuale February 06, 2018 - 10:28

Është anuluar përfundimisht vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, e cila ishte planifikuar të realizohej sot në Kosovë, raporton zeri.info.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë nga qeveria e Kosovës, të cilët kanë treguar se shkak i anulimit të vizitës janë kushtet e papërshtatshme atmosferike.

“Është anuluar për shkaqe atmosferike. Tash koordinohen agjendat sërish”, ka thënë zëdhënësja e qeverisë Donjeta Gashi për "Zeri.info".

Ndërkohë, nuk është bërë e ditur se kur do të jetë vizita pas kësaj, ndonëse është paralajmëruar se ajo do të realizohet së shpejti.

Kryeministri malazez pritej ta takonte sot homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli./Zeri