Ndryshon agjenda e vizitës së Markoviq, kjo është arsyeja

Aktuale February 06, 2018 - 09:07
Shtyhet ardhja e kryeministrit Dushko Markoviq

E tërë agjenda e vizitës së kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë, Dushko Markoviq, do të shtyhet për dy orë, raporton zeri.info.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë nga qeveria e Kosovës, të cilët kanë thënë se shkak i kësaj janë kushtet e pafavorshme atmosferike.

Markoviq pritej të mbërrinte në qeveri në orën 8:30.

Mirëpo, ai ende nuk ka arritur në aeroportin “Adem Jashari”.

LEXO EDHE: Mjegulla vonon fluturimin e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq

Në këtë vizitë Markoviq do të takohet me kryeministrin Haradinaj, si dhe me kryekuvendarin Kadri Veseli, ku pos tjerash do të diskutohet edhe rreth Demarkacionit./Zeri/