Behgjet Pacolli tregon pse organizoi darkë për liderët e vendit

Aktuale February 05, 2018 - 21:24

Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli ka folur për darkën që organizoi mbrëmë për liderët e vendit.

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ftoi mbrëmë në shtëpinë e tij në Hajvali udhëheqësit e vendit.

LEXO EDHE: Qeveria e Kosovës mblidhet në shtëpinë e Behgjet Pacollit

Këtë tha se e bëri për të kursyer buxhetin, duke marrë parasysh numrin e madh të zyrtarëve qeveritar.

“Normalisht duke parë numrin e madh të ministrave kam preferu që të kursej buxhetin e Kosovës dhe ata kolegë t’i ftoj në shtëpi. Kanë qenë mysafirët e mi”, tha ai për Klan Kosovën.

LEXO EDHE: Gjithçka çfarë ndodhi sonte në rezidencën e Pacollit

Pacolli tha se mbrëmë nuk u mor asnjë vendim.

“Asnjë mënyrë nuk është vendos apo diskutu apo votu siç e kanë interpretu mediat”, tha Pacolli.