Ramush Haradinaj merr vizën amerikane

Aktuale February 05, 2018 - 17:59

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pajisur edhe me vizën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë e ka konfirmuar për 'Zëri.info" zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi. 

Gashi tha po ashtu se i pari i ekzekutivit sot ka marrë vizën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku edhe pritet që të udhëtojë së shpejti për të qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit në Washington.

“Kabineti e konfirmon pjesëmarrjen e kryeministrit Ramush Haradinaj në Lutjet e Mëngjesit më 8 shkurt në Washington”, tha për ‘Zërin” Gashi.

Ndryshe, kryeministri kosovar gjatë qëndrimit në SHBA do të ketë takime me kongresistë dhe senatorë, të cilat, sipas Gashit, tashmë janë konfirmuar.