LDK ia shpreh brengën Apostolovas për heqjen e Demarkacionit nga rendi i ditës

Aktuale February 05, 2018 - 15:34

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK- së Avdullah Hoti së bashku me deputetët Vjosa Osmani , Lumir Abdixhiku, Doruntinë Maloku, Driton Selmanaj, Ilir Deda dhe Korab Sejdiun pritën në takim Shefen e Zyrës së BE - së në Kosovë Nataliya Postolova.

Në takim u diskutua lidhur me situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për zhvillimet e fundit lidhur me Marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, me ç ‘rast Hoti shprehu kundërshtimin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike lidhur me heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës për seancën e radhës.

Apostolova, në vazhdim të takimit, informoi Hotin dhe deputetët se zyra e BE–së për Kosovën, nesër, do ta bëj publike Strategjinë e Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe i njoftoi ata për prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme, si dhe ofroi mbështetje për deputetët për zbatimin e reformave të cilat burojnë nga MSA -ja dhe mekanizmat përkatës të saj.

Gjatë këtij takimi, Hoti falënderoi Apostolovan për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe për përpjekjen e BE-së për ta ndihmuar vendin në procesin e integrimit evropian dhe njëkohësisht bëri të qartë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej.