Gjithçka çfarë ndodhi sonte në rezidencën e Pacollit

Aktuale February 04, 2018 - 22:37
Gjithçka çfarë ndodhi sonte në rezidencën e Pacollit

Në orët e mbrëmjes të gjithë krerët e shtetit u mblodhën në një darkë jo formale në Hajvali në rezidencën e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, darkë kjo që përfunoi pas orës 22:00, raporton “Zeri.info”.

Në fillim u raportua se në këtë darkë pa protokoll u arrit pajtueshmëri që të votohet Demarkacioni, por një gjë e tillë u demantua nga këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi.

Arifi tha për “Zeri.info”, se kjo thjeshtë ka qenë një darkë jo formale dhe se sipas tij, kjo ka qenë darka e dytë, pasi që një darkë e tillë ishte mbajtur edhe më herët ku nikoqir ishte vetë kryeministri Haradinaj.

Pavarëisht se u tha se në këtë darkë po merr pjesë i gjithë kabineti qeveritar, Fatmir Limaj, partia e së cilit është pjesë e koalicionit qeverisës nuk ishte i pranishëm në këtë darkë, madje as edhe një minsitër nga NISMA nuk ishte i pranishëm në rezidencën e Pacollit.

LEXO EDHE: Dalin pamjet nga darka në rezidencën e Pacollit

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe kryeparlamentari Kadri Veseli si dhe presidenti, Hashim Thaçi.

LEXO EDHE: Pas darkës në rezidencën e Pacollit, reagon ‘Vetëvendosje’

Kujtojmë se nesër pritet që Kryesia e Kuvendit të shqyrtojë Demarkacionin që më pas të mund të procedohet për votim në Kuvendin e Kosovës një ditë para se kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, të vijë për vizitë në Kosovë. /ZËRI/