Dilema dhe mungesë konsensusi para procedimit të Demarkacionit në Kuvend

Aktuale February 04, 2018 - 19:36
Dilema dhe mungesë konsensusi para procedimit të Demarkacionit në Kuvend

Përdersia nesër Kryesia do ta procedojë Demarkacionin në Kuvend, te partitë politike ka mungesë uniteti.

Deputetët e partive parlamentare po vazhdojnë të shpërfaqin qëndrimet e ndryshme sa i përket çështjes së shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi.

Armend Zemaj i LDK-së ka thënë për rtv21 se nëse demarakcioni nuk ratifikohet vendi do të shkojë drejt izolimit.

Kurse Ahmeti Isufi nga AAK e ka fajësuar BE-në që i ka vendosur kushte specifike Kosovës për liberalizimin e vizave.

Nënkreytarja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, po thotë se demarkacioni nuk është kushti i vetëm për vizat.

Kryeministri malazias, Dushko Markoviq, deklaroi dje se puna e demarakcionit për Malin e Zi është e kryer.