Pas përçarjes së PDK-së, Thaçi shkon në Drenicë

Aktuale February 04, 2018 - 17:08
Ja me kënd u takua Hashim Thaçi pas disa vitesh

Presidenti, Hashim Thaçi, këtë të diel ka zgjedhur ta kalojë në rajonin prej nga vjen – atë të Drenicës.

Ai ka takuar kryetarin e Skënderajt, Bekim Jashari dhe nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Pata kënaqësinë që sot, së bashku me miqtë e mi, me Presidentin Thaçi, Kryetarin dhe nënkryetarin e Skënderajt, Bekim Jasharin dhe Nuredin Lushtakun, të pimë kafe, në Drenicë, përtej çdo politike”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

“E kaluara me të tashmen, japin optimizëm dhe zgjidhje të mira për të ardhmen tonë!”, ka shtuar ai.

Bekim Jashari detyrën e kryetarit në Skënderaj e ka marrë duke garuar si i pavarur, ndërsa Ramiz Lladrovci dhe Nuredin Lushktaku janë edhe anëtarë të PDK-së, partisë që dikur e drejtonte Thaçi.

Takimi i Thaçit me Ramiz Lladrovcin, Bekim Jasharin e Nuredin Lushtakun ka ndodhur edhe në kohën kur ky i fundit ka probleme me Sami Lushtakun.

Kujtojmë se ky është takimi i parë pas disa vitesh i Hashim Thaçit me ndonjë pjesëtarë të familjes Jashari.

Image