Labinot Tahiri ka një kërkesë për kryeministrin Ramush Haradinaj

Aktuale February 04, 2018 - 16:34
Ja çfarë po kërkon deputeti Tahiri nga kryeministri Haradinaj

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, nëpërmjet një deklarate publike, i ka kërkuar Ramush Haradinajt të aprovojë demarakcionin me Malin e Zi.

Ka thënë se thënë se një hap i tillë është në të mirë të Shtetit dhe qytetarëve.

Tahiri ka thënë se meqë ratifikimin po e kërkon Amerika dhe qytetarët e Kosovës atëherë edhe arsyetimin e kanë të lehtë përballë qytetarëve.

LEXO EDHE: Haliti: S’ka shaka me BE-në dhe SHBA-në

“I pa gabueshëm është vetëm Zoti, ne jemi vetëm njerëz të proceseve, pra mund edhe të gabojmë por ju po e beni vetëm për popullin tuaj dhe per askend tjetër sëbashku me liderët e të gjithave partive duke e përfshi”, ka shkruar Tahiri, në letrën publike drejtuar Haradinajt.

Postimi i plotë i Tahirit: 
 

Kërkesë publike lidhur me DEMARKACIONIN, drejtuar kryeministrit të Kosovës, Z Ramush Haradinaj!

-I nderuar Kryeministër i Kosovës, Z Ramush Haradinaj, kam një lutje publike për ju.

-Ju lutem Kryeministër, të theni mendjen në këto rrethana lidhur me Demarkacionin, dhe të mendoni pozitivisht dhe ta aprovoni- (t’a ratifikoojmë)
Ne deputetët dhe deputetët tuaj, t’a përmbyllim këtë serial i cili e ka lodhur Popullin tonë, pra ta perfundojmë ‘DEMARKACIONIN’.

Kryeministër, sot jemi në paqë, duhet t’i tregojmë Botës, se ne mirkuptojmë dashamirët e Shqiptarëve dhe jemi pro bashkpunimit në çfardo lloj rrethanash kur ata duan t’a sjellin të miren në vendin tonë, në këtë rast ‘Liberalizimin e vizave.’

E dim mirë se ju ishit luftetarë i asaj ane, dhe nuk e humbët asnjë pëllëmb tokë sa ishit në luftë, por sot të bejmë marrveshje paqësore e mos të mbesim mbrapa si popull.

I pa gabueshem është vetëm Zoti, ne jemi vetëm njerëz të proceseve, pra mund edhe të gabojmë por ju po e beni vetëm për popullin tuaj dhe per askend tjetër sëbashku me liderët e të gjithave partive duke e përfshi, 

Z Pacollin.

Z, Kadri Veselin.

Z, Fatmir Limaj. 

Z , Presidentin Thaqi. 

Z, Avdullah Hotin e të tjerët që e kanë shancen që ta kenë një urim nga popullata jonë e izoluar.

-Derisa ‘Mali i Zi’, është në ‘NATO’, i bie që ne jemi fqinjë me ‘NATON’Pra nuk ka rreziqe dhe as mashtrime në këtë rrugë.

E dim se ju në rrugën e Zotit dhe të drejtë nuk dorzoheni kurrë, dhe rruga e drejtë Kryeministër, është që ju dhe vetëm ju, ta çlironi këtë popull sebashku me ne, në ratifikimin e DEMARKACIONIT.

- Edhe unë kam qenë kundër Demarkacionit, por kur e kuptoj se Nana Amerikë, dhe populli ynë i dashur e kêrkon këtë në çfardo rrethana, unë mendoj se do të kemi një arsyetim para popullatës sonë e cila ka mbetur pa viza dhe shumë e bllokuar.
- Duke pasur parasyshe se si person dhe si Deputet i duhur në formimin e Qeverisë suaj, do të marrim një miratim Pozitiv nga administrata juaj në këto ditët e ardhshme.

Zoti e bekoftë popullin shqiptarë dhe ata të cilët na duan.

Me rrespekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.