Përmirësohet niveli i ajrit, ja ku renditet Prishtina

Aktuale February 04, 2018 - 10:09

 

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka bërë me dije se gjendja e ajrit tashmë është shumë e mirë.

Prishtina aktualisht në listën e vendeve më të ndotura, gjendet në pozitat e fundit, çka nënkupton se niveli i ndotjes së ajrit është përmirësuar dukshëm.

“Sot në orën 6:50. Jo çdo herë të parët për të keq por sot ishim të parët për të mirë…”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Kujtojmë se Prishtina në këtë listë shumicën e rasteve ka figuruar e para apo e dyta.

Image