Bushati kërkon nga Greqia ta njohë Kosovën si shtet

Aktuale February 03, 2018 - 22:47

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë Ditmir Bushati foli ekskluzivisht për televizionin grek Antena tv pas përfundimit të takimit në Korçë.
Bushati foli për marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë dhe Turqinë, por edhe për pavarësinë e Kosovës

“Kam studiuar në Greqi, kam kaluar një vit në Athinë dhe kam kujtime të mira nga Athina. Kam miq të mirë jo vetëm në politikë, por edhe në shoqërinë civile dhe akademike.

Nuk kam studiuar në Turqi, por them se kemi gjithashtu marrëdhënie të mira dhe strategjike me Turqinë”, tha Bushati.

Në Athinë dhe Shkup po zhvillohen debate ne lidhje me emrin e Maqedonisë.

Cila është pikëpamja juaj dhe ke shihni si mundësinë me te mundshme te emrit?

Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët që të ecin përpara për zgjidhje. Të dy vendet do të përfitojnë nga zgjidhja me kompromis në këtë drejtim dhe mendoj të njëjtën gjë për të gjithë rajonin.

Ne i kushtojmë një kujdes të veçantë kësaj çështjeje pasi atje ka shqiptarë që jetojnë.

Publikime ne vendin tuaj dhe ne vende tjera shpesh i referohen rolit te shqiptareve qe jetojnë ne Kosove, Maqedoni dhe ne Greqi. I keni diskutuar këto çështje me z. Kotzias dhe cili ka qene përfundimi?

Pavarësisht se ku jetojnë shqiptarët në Ballkan, ata kanë dëshmuar në të kaluarën se janë element vitalë të stabilitetit demokratik dhe perspektivës Euro-Atlantike në rajonin tonë.

I vetmi frymëzim që shqiptarët kanë është i lidhur me këtë proces, me integrimet euro-atlantike. Nuk i takon qeverisë shqiptare të flasë për shembull për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Kosovës.

Natyrisht, ne do të mirëprisnim dhe nxisim njohjen nga Greqia të Kosovës si shtet, sepse ne do ta shihnim këtë si një hap në drejtimin e duhur dhe si një investim për stabilitetin e rajonit tonë (fqinjëve tanë).