Sami Lushtaku tregon se sa i fuqishëm është në Drenicë

Aktuale February 03, 2018 - 21:25

Pasi largoi disa figurat kryesore të PDK-së në degën e Skenderajt, Sami Lushtaku e ka filluar një fushatë joformale për rifuqizimin e tij në krye të PDK-së në Drenicë.

Pasi mbrëmë takoi banorët e fshatit Polac në një odë të stërmbushur, Sami Lushtaku sonte ka shkuar në fshatin Vitak.

“Takim i përzemërt i Kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku më banorët e Vitakut në odën e stërmbushur. Besimi i vitakasve për PDK-në dhe Kryetarin Lushtaku vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm. Bashkëbisedimi i sinqertë me qytetarët ka qenë dhe do të jetë esencial në sukseset e PDK-së”, thekson PDK e Skenderaj, raporton lajmi.net.


Lushtaku ditë më parë shkarkoi shtatë anëtar të kryesisë së PDK-së në Skenderaj, përfshirë edhe nënkryetarin Bekim Haxhiu.

Megjithatë, ky vendim nuk u prit mirë dhe nisën rebelimet dhe ndarjet në këtë degë. U desh ndërhyrja e kryetarit të partisë, Kadri Veseli që disi t’i ulë gjakrat, por tensionet ende nuk janë ulur krejtësisht.

Dje Bekim Haxhiu për lajmi.net tha se pas vizitës së Veselit në Skenderaj është arritur pajtimi që ai sërish të jetë nënkryetar i degës, megjithatë Sami Lushtaku më pas e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se Haxhiu nuk është nënkryetar. 

Image
Image