Zeka: Demarkacioni duhet të kalojë

Aktuale February 03, 2018 - 18:22

Milaim Zeka i është kundërpërgjigjur Abdullah Hotit në lidhje me deklaratat e tij në lidhje me Demarkacionin. Sipas Zekës, PDK-ja dhe LDK-ja duhet të jepin përgjegjësi para qytetarëve, në lidhje me këtë marrëveshje, shkruan “Zeri.info”.

“Abdullah Hoti, kryetar e grupit parlamentar te LDK-se, paska deklaru qe "nese kalon demarkacioni, dikush duhet me kerku falje perpara qytetareve"!

Te vetmit qe duhet me kerku falje jane LDK-ja dhe PDK-ja, ngase marreveshja eshte nenshkruar nga keto dy parti ne Wien, pastaj per kalkulime politike nuk eshte sjellur ne Parlament’, ka shkruan Zeka në rrjetin e tij social Facebook.

Poashtu sipas tij Demarkacioni duhet të kalojë dhe veprimet e Fatmir Limajt i sheh si të pakalkuluara politikisht, shkruan tutje “Zeri.info”.

“Kryetari i Nismes Socialdemokrate, Fatmir Lima, duke mos kalkuluar politikisht per vota, po kombetarisht, duke e pare qe kjo gje eshte interes jetik i Kosoves, ka punuar intenzivisht ne zhbllokimin e kesaj situate. Kjo pune nuk ka pse shihet me xhelozi dhe inate nga askush.

Prandaj, demarkacioni duhet te kaloje, Parlamendi duhet te zhbllokohet, dhe qeveria duhet teper seriozisht ta luftoje krimin e organizuar, sidomos brenda policisë, prokurorisë dhe agjensioneve te pavarura, te cilat jane kthyer ne minishtete brenda shtetit te Kosoves!!!”, ka shtuar ai. /ZERI