Haxhiu: 'Ata që kanë nevojë për ngritje të pagave janë stafi civil'

Aktuale February 03, 2018 - 14:54

Lëvizja Vetëvendosje e mbështet vendimin për ngritjen e pagave për prokurorët dhe gjygjtarë pasi që e konsiderojnë si një veprim të ligjshëm por sipas tyre ata që kanë nevojë për ngritje të pagave është stafi civil, raporton “Zeri.info’

“Aktualisht paga e prokurorit është 1000 euro, prokurori special ka pagë më të madhe ndërsa paga e gjygjtarit 1200 euro dhe kjo shkon duke u rritur për gjygjtarët e Apelit dhe Supremes. Mirëpo ata që kanë nevojë për ngritje të pagave janë stafi civil të cilët janë punonjës të institucioneve të drejtësisë të cilët kanë pagën nën 400 euro”, ka thënë Albulena Haxhiu.

Sipas kësaj partie kabineti i Haradinajt nuk ka qenë në dijeni për ngritjen automatike të këtyre pagave dhe në po të njëjtën konferencë këtë vendim e cilëson edhe të kundërligjshëm, raporton tutje “Zeri.info”

“Sipas informacioneve që i kemi në kohen kur është marrë ky vendim i kundërligjshëm, Qeveria Haradinaj nuk ka qenë fare në dijeni që me automatizëm do të ngriten pagat e prokurorëve dhe gjygjtarëve’, ka thënë ajo. /ZERI/