‘Vendimi i Haradinajt duhej të shfuqizohej jo të pezullohet’

Aktuale February 03, 2018 - 14:20

Lëvizja Vetvendosje është duke mbajtur konferencë për shtyp në lidhje me ngritjen e pagave të zyrtarëve të lartë shtetëror duke e konsideruar si një veprim të jashtligjshëm, duke bërë kështu që kjo parti ta dërgojë këtë rast edhe në Agjencinë Kundërkorrupsionit e poashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, raporton  “Zeri.info’

“Një dite pas vendimin e paligjshëm për ngritjen e pagave e  kemi dërguar në agjencionin kundër korrupsionit, pasi që kabineti i Qeveritar nuk kishte shmangur konfliktin e interesit sikurse e paraqet ligji për konfliktin e interesit”, ka thënë Albulena Haxhiu, deputete e kësaj partie.

Poashtu sipas saj vendimi për ngritjen e pagave duhej që të shfuqizohej tërësisht e jo vetëm të pezullohej, raporton tutje "Zeri.info".

“I vetmi organ legjitim për ngritjen e pagave është Kuvendi përmes ligjit për buxhetin dhe ligjin për pagat. Veprimi i Haradinajt duhej të shfuqizohej dhe jo të pezullohej”, ka thënë Haxhiu.

Në lidhje me ngritjen e pagave Lëvizja Vetvendsje ka kërkuar interpelancë andaj pritet që të hënën kjo qështe të futet në rendin e ditës. /Zeri/