Gaxherri: I pandershëm ndryshimi i qëndrimeve të Thaçit brenda natës për Specialen

Aktuale February 03, 2018 - 11:24

Tre liderët kryesorë në vend, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli në mënyrë taktike janë tërhequr përfundimisht nga iniciativa për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Kurse aspak e befasuar me ndryshimin e liderëve për Specialen është treguar deputetja e LDK-së Besa Gaxherri. “Aspak befasi nga presidenti Thaçi, shkruan sot gazeta Zëri.

Është personalitet i cili është i njohur për këto ekzibicionet e tij politike. Ne të gjithë jemi dëshmitarë për procesin dhe për rrugëtimin e kësaj Gjykate dhe çfarë roli ka pasur Thaçi.

Është e pandershme që Thaçi paradite thotë se duhet bërë kjo Gjykatë dhe pastaj thotë se duhet zhbërë, por të nesërmen i bie ndërmend që kjo s’duhet shfuqizuar”, ka thënë ajo.

Por, ajo është shprehur e kënaqur që më në fund liderët janë bindur se Dhomat e Specializuara nuk mund të zhbëhen, qëndrim të cilin vazhdimisht e mbante LDK-ja.

“Pavarësisht lojërave të papranueshme për Kosovën, prapë jam e lumtur që këta kanë deklaruar se Gjykata Speciale nuk shfuqizohet për arsye se ka konsekuenca shumë të këqija për vendin, shkruan sot Gazeta Zëri.

Prandaj me gjithë papranueshmërinë e lojërave të tyre unë jam e lumtur që këta më në fund kanë reflektuar dhe e kanë parë që nuk mund të bëhen lojëra të tilla në dëm të vendit”, ka thënë ajo.