Lobi Euro-Atlantik Shqiptar në Norvegji, shpërndan libra në gjuhën shqipe në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Aktuale February 03, 2018 - 09:26

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar në Norvegji, për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka marrë iniciativë për shpërndarjen e librave të nivelit parashkollor.

Librat do të shpërndahen për nivelin e parë dhe të dytë, të mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

E gjithë kjo, me qëllim të ngritjes së cilësisë në mësimet plotësuese për shqiptarët në Norvegji.

“Lobi Euro-Atlantik Shqiptar në Norvegji do të angazhohet në ngritjen e cilësisë në mësimin plotësues në gjuhen shqipe ashtu dhe në bashkëpunim me Ministrin e Diasporës dhe Ministrin e Arsimit si dhe me Institucione vendore në Norvegji, në mënyrë që nxënësit që e kryejnë mësimin plotësues të pajisen me dëftesë”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Lobi Euro-Atlantik, falënderon Qendrën Kulturore të Republikës së Kosovës me seli në Malmo, dhe Naim Sadikun për sigurimin e materialit shkollor.

Image