Këshilltari i Haradinajt i kundërpërgjigjet Ramës

Aktuale February 02, 2018 - 14:15

Këshilltari për media i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit shqiptar Edi Rama, pas kritikave që ky i fundit i bëri për tre liderët e Kosovës për tentimin e shfuqizimit të Gjykatës Speciale, duke i krahasuar ata me kafshë raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Edi Rama ofendon rëndë Thaçin, Veselin e Haradinajn

Matoshi përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, ka shkruar se nuk bënë të mbjellët as kanabis.

“S'bân me e derdhë tamlin por as me mbjellë kanabis!”, ka shkruar Matoshi. 

Ndryshe, kryeministrit Rama, ka thënë se politikanët e Kosovës bën sikurse lopët që shqelmojnë qumështin e vet.

'Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, ka thënë Rama për tentativën e tre liderëve kosovarë për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale./Zëri/