Pacolli publikon dokumentet që dëshmojnë kthimin e njohjes nga Guinea Bisau

Aktuale February 02, 2018 - 12:34

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka publikuar dy dokumente duke bërë të ditur kështu se zyrtarisht ka arritur rikonfirmimi se Guinea Bisau e njeh pavarësinë e Kosovës.

Me këtë rast Pacolli ka thumbuar mediat për të cilat ka thënë se vazhdojnë të shërbehen me informacione zyrtare serbe.

“Për informatën e disa ”analistëve dhe gazetarëve” që pretendojnë që dijnë diçka nga diplomacia, që thojnë se nota verbale ka nënshkrim.. nuk aplikohet nënshkrimi por vetëm inicialet e zyrtarit”, shkroi Pacolli në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Në shtesë gjeni faksimilen e notës zyrtare të Guinea Bisaut. Guinea Bisau rikonfirmon se ky shtet e njeh Kosovën, ndërsa ndonjë media jonë vazhdon ende të ushqehet me informacionin zyrtar serb. Ky nuk është rasti i vetëm që ndodh kështu mjerisht. Për keqardhje, që këto njerëz të medias nuk vijnë në zyrat e institucioneve tona të cilat i kanë afër. Puna e ministrisë sonë të jashtme nuk matet me zhurmën e mediave apo të institucioneve serbe, dhe as me jehonën e tyre pasqyruese në disa media të Kosovës.
Për informatën e disa ”analistëve dhe gazetarëve” që pretendojnë që dijnë diçka nga diplomacia, që thojnë se nota verbale ka nënshkrim.. nuk aplikohet nënshkrimi por vetëm inicialet e zyrtarit.

Image

Image