Hoxha flet për pjesëmarrjen e Kosovës në strategjinë e BE-së

Aktuale February 02, 2018 - 11:49

Ministrja e integrimit Dhurata Hoxha bëri të ditur se ministria që ajo drejton ka pranuar një draft jo zyrtar të strategjisë së BE-së për zgjerim dhe aty sipas saj potencohet që Kosova duhet të bashkëpunoj me Gjykatën Speciale raporton "Zëri.info".

"Ne kemi pranuar një draft jo zyrtar i cili nuk jep afate kohore as për shtetet tjera, disa nga elementet kryesore në këtë draft është specifikuar se gjitha shtetet perëndimore do anëtarësohen në BE por jo pa i kryher detyrat e shtëpisë" tha Hoxha.

Gjithashtu sipas Hoxhës në këtë draft të gjitha shteteve që nuk janë anëtare ju kërkohet të bëhen reforma në sistemin e drejtësisë dhe në fushën ekonomike.

"Ndërsa vetëm Kosovës i kërkohet bashkëpunim me Gjykatën Speciale, dhe kërkohet që Kosova me Serbinë të kenë një marrëveshje përfundimtare", theksoi Hoxha./Zëri