Haliti: Mosvotimi i Demarkacionit i shërben Serbisë

Aktuale February 01, 2018 - 18:59

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh nënkryetari i PDK-së Xhavit Haliti në emisionin “N’Kuvend” të RTK-së ka folur në lidhje me Demarkacionin, për të cilin tha se mosvotimi i tij i shërben Serbisë.

Ai po ashtu tha se kjo çështje do të qartësohet dhe se do t’i hapen mundësitë Kosovës për liberalizimin e vizave dhe për anëtarësimin në BE, shkruan “Zëri.info”.

‘Mos votimi në kuvend i Demarkacionit, i shërben më shumë Serbisë së kujtdo tjetër, çështja e Demarkacioni politikisht do të qartësohen edhe deputetët, edhe kryeministri, do të gjemë një çelës, do të vendoset sipas domosdoshmërisë për ta kalu lumin. Për ti hap mundësi Kosovës për BE, për Liberalizim të vizave, dhe për ta shliru Kosovën nga ky ankth’, tha Haliti./ZËRI