Rakiqi e Bahtiri shtrëngojnë duart në veri të Mitrovicës

Aktuale February 01, 2018 - 16:14

Gjatë vizitës së komandantit të Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali Foggo III, dhe komandantit të KFOR-it, Salvatore Cuoci, të cilët kanë qëndruar në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, Agim Bahtiri dhe Goran Rakiq kanë shtrënguar duart, raporton “Zeri.info”.

Pasi që Rakiq nuk kaloi në pjesën jugore të gjithë të ftuarit kaluan në pjesën veriore, me ç’rast edhe konferenca e dytë vazhdoi.

Edhe pse Rakiq në fillim deshi të shmangë momentin e shtrëngimit të duarve me Bahitirin, admirali Foggo III dhe komandanti i KFOR-it Salvatore Cuoci insistuan që një gjë e tillë të ndodhë./ZERI

 Për më shumë “Zëri” ju sjell fotot nga kjo ngjarje:

 

Image

Image

Image

Image

Image

Image