Ja ku përfundoi obelisku ‘NEW BORN’

Aktuale February 01, 2018 - 15:43
Ja ku është dërguar ‘NEW BORN’-i

Në mëngjesin e ditës së sotme monumenti i pavarësisë së Kosovës “NEW BORN”, është larguar nga vendi ku është vendosur që nga 17 shkurti i vitit 2008, raporton “Zeri.info”.

Krijuesi i obeliskut, Fisnik Ismaili, nuk ka dhënë detaje për “Zërin”, se çfarë do të ndodh me “NEW BORN”-in.

“Jemi t’u e largu edhe më 16 shkurt ju njoftojmë se çfarë do të bëhet. Më shumë nuk ju tregoj, e shihni më 16 shkurt”, ka deklaruar Ismaili për “Zeri.info”.

Lexues të “Zeri.info”, e kanë dërguar këtë fotografi dhe kanë treguar se monumenti i pavarësisë së Kosovës gjendet në Miradi të Fushë Kosovës. 

 

Image