Admirali Foggo III: Jam në Mitrovicë të përçoj mesazhin e stabilitetit dhe sigurisë

Aktuale February 01, 2018 - 14:38

Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali Foggo III, dhe komandant i KFOR-it, Salvatore Cuoci, kanë qëndruar në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Më ta ka qenë edhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri edhe me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Foggo III ka thënë se mesazhi i qëndrimit të tij në këtë pjesë të Kosovës është përçimi i mesazhit e stabilitetit dhe të sigurisë, njofton Klan Kosova.

“Është nder që gjendem këtu. KFOR qëndron këtu për të bërë gjithçka për të ruajtur stabilitetin”.

“Gjendem këtu pas vrasjes së Oliver Ivanoviq. KFOR ka 18 vjet që qëndron këtu, si pjesë e politikave të NATO-s.

“Edhe prania e kryetarit të Mitrovicës së Veriut është mesazh i qartë”.

“Ne ecëm bashkë përgjatë urës dhe patëm një bisedë me të. Ai ishte me ne bashkë me grupin e tij dhe më pas besoj se do ta kem një takim me të”.